Murati: Numri i inspektorëve të punës shkon në 60, nga 22 sa ishte

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 11:57
Murati: Numri i inspektorëve të punës shkon në 60, nga 22 sa ishte

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se kanë shtuar 38 inspektorë në Inspektoratin e Punës, duke thënë se numri i inspektorëve nga 22 ka shkuar në 60, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, krahas numrit, janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve.

“Edhe një lajm i mirë: Numri i inspektorëve të punës shkon në 60, nga 22 sa ishte. Pra, gati trefishim i numrit, dhe ende do të rritet.Krahas numrit, janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve.Ka shumë sfida, por gradualisht dhe sigurt po e bëjmë ndryshimin.Vazhdojmë!”, ka shkruar Murati.

(Kosova Sot Online)