Gërvalla në takimin me ministrat e BE’së: Sulmi i 24 shtatorit ndryshon gjithçka

  • S.A /
  • 13 November 2023 - 12:41
Gërvalla  në takimin me ministrat e BE’së: Sulmi i 24 shtatorit ndryshon gjithçka

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian sot do zhvillojnë takimin tradicional me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla- Schwarz. Ajo ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në Evropë.

“Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paramilitar nga Serbia më 24 shtator, ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë”, ka shkruar Gërvalla në “X”.

(Kosova Sot Online )