Dëshmitari thotë se nuk është i sigurt nëse e ka rrëmbyer UÇK-ja

  • S.A /
  • 13 November 2023 - 12:47
Dëshmitari thotë se nuk është i sigurt nëse e ka rrëmbyer UÇK-ja

Dëshmitari i 35-të në gjatë dëshmisë së tij gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë që nuk është i sigurt nëse është rrëmbyer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai tha se dikush e ka rrëmbyer, por që nuk e din se kush e ka bërë.

“A me ka rrëmbyer Ushtria Çlirimtare nuk jam i sigurt. Dikush me ka rrëmbye, por se di kush”, tha dëshmitari. Ndërsa, pas kësaj pyetjet për dëshmitarin ka filluar që t’i parashtroj kryetari i trupit gjykues, Guenawl Mettraux. Mettraux e pyeti dëshmitarin lidhur me një person të quajtur Sahit Jashari.

“A ju kujtohet që z. Ellis nga mbrojtja e z.Krasniqi ju pyeti në qoftë se ju kujtohet dikush që quhet Sahit Jashari, a ju kujtohet kjo pyetje që Ellis. A po thoni përpara trupit gjykues që nuk e dini dhe nuk iu kujtohet se kush është ky burrë, kush është ky njëri”, tha gjyqtari por që përgjigja e dëshmitarit nuk u dëgjua. Tutje, gjyqtari paraqiti deklaratën që dëshmitari i kishte dhënë prokurorisë, mirëpo seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar. Ndryshe, ky dëshmitar kishte pretenduar se është arrestuar dhe ndaluar nga pjesëtarët e UÇK-së.

Madje, në deklaratën e dhënë për ZPS-në, dëshmitari kishte thënë se pjesëtarët e UÇK-së e kanë rrahur me shqelma dhe me grushte. Ky dëshmitarë kishte bërë kërkesë që të pranohet si viktimë pjesëmarrëse në këtë proces, raporton “Betimi për Drejtësi”.

(Kosova Sot Online )