Begaj: Schwarzenberg do të kujtohet për kontriubutin e tij në njohjen e Kosovës

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 13:33
Begaj: Schwarzenberg do të kujtohet për kontriubutin e tij në njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm të Republikës së Çekisë, Karel Schëarzenberg, përcjell “Kosova Sot Online”.

Begaj shkruan se Schëarzenberg po lë një zbrazëti të thellë në politikën dhe shoqërinë evropiane. Ndërsa vuri në dukje se shqiptarët do ta kujtojnë atë për kontributin në njohjen e Kosovës.

“Vdekja e Karel Schëarzenberg lë një zbrazëti të thellë në politikën dhe shoqërinë evropiane. Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin e tij në njohjen e Kosovës. Ngushëllime të përzemërta popullit çek dhe presidentit Petr Pavel”, shkruan Begaj.

(Kosova Sot Online)