Borell e sheh si pengesë Kosovën dhe Serbinë, thotë se Ukraina do të sjellë dinamikë për integrimet

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 13:59
Borell e sheh si pengesë Kosovën dhe Serbinë,  thotë se Ukraina do të sjellë dinamikë për integrimet

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se ka pengesë në negociatat në mes Serbisë dhe Kosovës. Por thotë se Ukraina do të sjellë dinamikë për integrimet, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e një procesi negociues me Ukrainën. Kjo do të shkaktojë një ortek të vendeve të tjera që duan të anëtarësohen. Ka një pengesë në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por dinamika që do të iniciojë Ukraina do të ndikojë në të gjithë vendet kandidate që aktualisht presin radhën e tyre në procesin e negociatave”, tha Borrell

(Kosova Sot Online)