E rëndë: Vdes në moshë të re vajza nga Rahoveci

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 14:13
E rëndë: Vdes në moshë të re vajza nga Rahoveci

Në familjen Spahiu nga fshati Opterushë e Rahovecit, ka ndodhur një rast i rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ka ndërruar jetë në moshë mjaft të re, Marigona Flurim Spahiu.  Kështu bënë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

Ata kumtuan se varrimi i të ndjerës bëhet në ora 14:00.

Lajmin e hidhur e ka dhënë edhe faqja e fshatit Opterushë.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë Marigona Flurim Spahiu (26.06.1996) duke i lënë përherë të pikëlluar familjen dhe të gjithë ata që e kanë njohur!

“Varrimi bëhet sot, me datë 13.11.2023 (e hënë) në ora 14:00, pas faljes së namazit të ikendisë në varrezat e fshatit Opterushë. Ngushëllime Familjes dhe farefisit Spahiu!”

(Kosova Sot Online)