Kroacia trajnon Policinë Ushtarake të FSK-së

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 14:52
Kroacia trajnon Policinë Ushtarake të FSK-së

Në kuadër të Planit të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës në Kazermën “Croatia” në Zagreb një skuadër e Policisë Ushtarake të FSK-së (PU) ka ndjekur trajnimin “MP Electroshock Stun Gun Training and MP Drug Test Training”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të FSK-së, trajnimi është udhëhequr nga instruktorët e Policisë Ushtarake Kroate dhe ka plotësuar të gjitha objektivat dhe qëllimin në kuadër të përgatitjeve profesionale për pjesëtarët e PU të FSK-së.

(Kosova Sot Online)