Ja kush thotë: Kosovës i duhen 62 vjet për anëtarësim në Bashkimin Europian

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 15:28
Ja kush thotë: Kosovës i duhen 62 vjet për anëtarësim në Bashkimin Europian

Një projeksion mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, e  ka publikuar Federica Woelk, një asistente në Parlamentin Europian dhe mbështetse e kryeministrit Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në tabelën e publikuar, vlerësohet se Kosovës i duhen 62 vjet për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Serbisë 40 vjet.

“Nëse do të isha një nga ato vende, nuk do të kisha besim se diçka do të ndryshojë ndonjëherë. Dhe Serbisë i duhen më shumë se 40 vjet. #Zgjerimi”, shkroi Woelk.

Rezultatet e këtij projeksioni janë bazuar në vlerësimet e Komisionit Europian për gatishmërinë e vendit për t’i miratuar detyrimet e anëtarësimit në BE.

(Kosova Sot Online)