Murati tregon numrin e të punësuarve deri më tani përmes Superpuna

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 15:45
Murati tregon numrin e të punësuarve deri më tani përmes Superpuna

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se përmes projektit Superpuna për 8 muaj operim janë punësuar rreth 8 mijë të rinj të punësuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murati ka treguar se prej tyre 3.914 vajza dhe 3.872 djem.

Postimi i plotë:

Superpuna në shifra, për 8 muaj operim:

7,786 të rinjë përfitues të punësuar.

Prej tyre:

3,914 vajza

3,872 djem

Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.

Qeveria për Rininë!

Qeveria për Ekonominë!

(Kosova Sot Online)