Murati del me njoftim: Numri i inspektorëve të punës shkon në 60

  • a.p /
  • 13 November 2023 - 22:50
Murati del me njoftim:  Numri i inspektorëve të punës shkon në 60

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se kanë trefishuar numrin e inspektorëve të punës, nga 22 në 60, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Murati në rrjetin e tij në Facebook ka shkruar se numri i inspektorëve do të rritet edhe më tej.

“Edhe një lajm i mirë: Numri i inspektorëve të punës shkon në 60, nga 22 sa ishte. Pra, gati trefishim i numrit, dhe ende do të rritet”, shkruan Murati.

Përpos kësaj, ai ka theksuar se janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve.

“Ka shumë sfida, por gradualisht dhe sigurt po e bëjmë ndryshimin. Vazhdojmë”, shkruan Murati në Facebook.


(Kosova Sot Online)