Rrahmani: Fëmijët po e pësojnë më së keqi në Gaza

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 17:30
Rrahmani: Fëmijët po e pësojnë më së keqi në Gaza

Producenti shqiptar në Al Jazeera, Eki Rrahmani ka deklaruar se në Gaza po bëhet “keq e më keq”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai foli për gjendjen atje, ndërsa tha se më së shumti po pësojnë njerëzit e pafajshëm.

“Gati çdo ditë është duke u bë keq e më keq”, tha Rrahmani.

“Njerëz të pafajshëm e kanë humbur jetën. Janë duke u zhvilluar luftime të mëdha”, tha ai.

“Më së keqi për fëmijët e Gazas, njerëzit e pafajshëm”, tha Eki Rrahmani.

(Kosova Sot Online)