Policia e Kosovës konfiskon 5,800 kg mjaltë

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 20:20
Policia e Kosovës konfiskon 5,800 kg mjaltë

Sot në bashkëpunim me task-forcën e përbashkët me Doganën e Kosovës,  policia kanë kryer kontrolle në një lokacion në qytetin e Ferizajt, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 5800 kavanoza me mjaltë, apo 5,800 kg.

Policia njofton se “mjalti kishte qene pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar, andaj e njëjta është konfiskuar nga Dogana e Kosovës. Gjithashtu AUV ka marr mostrat e nevojshme për procedura të mëtejme.

(Kosova Sot Online)