Në Leposaviq e Zubin Potok sot vazhdon fushata për udhëtim pa viza

  • E.K /
  • 14 November 2023 - 08:16
Në Leposaviq e Zubin Potok sot vazhdon fushata për udhëtim pa viza

Këtë jave do të vazhdojë fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kampanja vetëdijësuese sot vazhdon me Leposaviqin e Zubin Potokun.

Kampanja në Leposaviq mbahet nga ora 10:30 deri 12:30, kurse në Zubin Potok nga ora 12:00 deri në 15:00.

“Merrni pjesë në kuiz për të fituar një udhëtim falas në Vjenë dhe mësoni më shumë për të drejtat tuaja të udhëtimit #paviza nga 1 janari 2024”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)