Fatmir Humolli: Kurti të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja

  • E.K /
  • 14 November 2023 - 09:51
Fatmir Humolli: Kurti të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pos kësaj, ai ka shprehur domosdoshmërinë e involvimit të Tiranës në Kosovë.

“Kryeministri është dashur sot të vijë nga Vjena dhe të japë dorëheqje e të shkojë në zgjedhje të reja. E vetmja zgjidhje për t’i pushuar gjërat në kuptimin negativ e atëherë duhet të kërkojë nga qytetarët duke i sqaruar qytetarin saktë për rrugën që duhet bërë drejt zgjedhjes së problemit definitiv. Ky problem nuk ka mundësi të zgjidhet drejt me qasjen e tanishme, me presionin që po bëhet nga BE-ja”, tha Humolli.

(Kosova Sot Online)