Burri godet me grusht gruan e tij në Vushtrri, i shkakton lëndime dhe e bën për spital

  • E.K /
  • 14 November 2023 - 10:35
Burri godet me grusht gruan  e tij në Vushtrri, i shkakton lëndime dhe e bën për spital

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke e goditur me grusht dje në Vushtrri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovar, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)