Arrestohen dy të dyshuar për rëmbimin e të riut në Prishtinë

  • E.K /
  • 14 November 2023 - 10:50
Arrestohen dy të dyshuar për rëmbimin e të riut në Prishtinë

Policia ka njoftuar se ka dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar për veprat penale “Privim i kundërligjshëm nga liria”, “Lëndim trupor” dhe “Vëtëgjyqësi”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata dyshohet se e kanë rrëmbyer një person, më pas e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë sulmuar fizikisht.

Të dyshuarit ia kanë marrë veturën dhe një telefon.

Në lidhje me rastin, Policia ka kryer bastisje në tri lokacione ku ka gjetur një pushkë ajrore, një thikë, një telefon dhe një veturë.

Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili është i identifikuar.

(Kosova Sot Online)