Netanyahu: Ky nuk është as ‘operacion’ por luftë deri në fund

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 13:55
Netanyahu: Ky nuk është as ‘operacion’ por luftë deri në fund

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u zotua sot se vendi i tij në fakt do ta shohë “luftën deri në fund” me Hamasin, duke përshkallëzuar kështu edhe një herë konfliktin mes tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ky nuk është as ‘operacion’ por luftë deri në fund. Për mua është e rëndësishme që ju ta dini këtë. Ky nuk është shërbim, por nga zemra dhe mendja. Nëse nuk e përfundojmë, ata do të kthehen”, u tha Netanyahu ushtarëve të Batalionit Caracal të Izraelit gjatë një vizite.

Kryeministri izraelit refuzoi të dielën të përgjigjet nëse do të merrte përgjegjësinë për dështimin për të parandaluar sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, duke thënë se do të kishte kohë për pyetje të tilla “të vështira” pasi të përfundojë lufta.

Në një intervistë me Dana Bash të CNN, Netanyahu pranoi se kjo është “një pyetje që duhet bërë”, por që vendi tani për tani duhet të bashkohet rreth qëllimit të mposhtjes së Hamasit – grupit militant që kontrollon Gazën dhe nisi sulmin ndaj Izraeli.

 

“Ne do t’u përgjigjemi të gjitha këtyre pyetjeve”, tha kryeministri, duke shtuar se, “Për momentin, mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të bashkojmë vendin për një qëllim; për të arritur fitoren”.

(Kosova Sot Online)