Kurti: Kemi nevojë për më shumë trupa ushtarakë të KFOR’it

  • E.K /
  • 14 November 2023 - 14:37
Kurti: Kemi nevojë për më shumë trupa ushtarakë të KFOR’it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin publik austriak është pyetur për vendimin e Austrisë për heqjen e trupave të KFOR’it në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në prill, Austria do të tërheqë gjysmën e trupave që i ka në Kosovë në kuadër të KFOR’it. A jeni të zhgënjyer?”, e pyeti gazetari.

Kurti shtoi se vendimi i Austrisë për heqjen e trupave është vendim Sovran i Austrisë.

Tutje, Kurti tha se Kosova dhe KFOR kanë nevojë për njëra tjetrën në të ardhmen.

Po ashtu, Kurta ka theksuar se ka nevojë për më shumë prezencë të KFOR’it në Kosovë

“Ajo për çka kemi nevojë është më shumë trupa ushtarakë të KFOR’it, të cilët do të patrullonin me policinë tonë në kufirin me Serbinë. Ne kemi nevojë për më shumë kapacitete, ne kemi nevojë për më shumë prezencë të KFOR’it, por kemi nevojë edhe për programin për partneritet për paqe me NATO’n. E falënderoj Republikën e Austrisë, ushtarët, oficerët, gjeneralët që kanë shërbyer në Kosovë. Është vendim sovran i Republikës së Austrisë, por unë besoj që Kosova dhe KFOR kanë nevojë për njëra tjetrën në të ardhmen, përveçse të jenë pjesë e historisë së njëri-tjetrit”, tha ai.

(Kosova Sot Online)