Vitia ngushëllon për vdekjen e infermieres: Fitore Zenelaj mbi të gjitha i mësoi të tjerët si të luftojnë

  • E.K /
  • 14 November 2023 - 14:53
Vitia ngushëllon për vdekjen e infermieres: Fitore Zenelaj mbi të gjitha i mësoi të tjerët si të luftojnë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ngushëlluar për vdekjen e inferemierës, Fitore Zenelaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vitia tha se Fitorja do të jetë përjetë frymëzim.

Fitore Zenelaj është përballur për disa vite me sëmundjen e kancerit dhe ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijesimin mbi luftën ndaj kësaj sëmundje.

Postimi i plotë i Vitisë:

Në vend të lamtumirës për Fitore Zenelaj

Njerëzit që luftojnë të paepur lënë pas frymëzimin për mosdorëzim.

Fitorja do të jetë përjetë frymëzim i tillë.

U pikëlluam thellësisht për largimin në amëshim të infermieres Fitore Zenelaj.

Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre.

Ajo luftoi. Por mbi të gjitha Ajo i mësoi të tjerët si të luftojnë.

Ndaj do të mbahet në mend e respektohet gjithmonë.

Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën!

(Kosova Sot Online)