Takimi me Lajçakun, Vuçiq insiston në formimin e Asociacionit

  • E.K /
  • 14 November 2023 - 15:44
Takimi me Lajçakun, Vuçiq insiston në formimin e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se Serbia është “gjithmonë e gatshme për dialog”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç njoftoi shërbimi mediatik i Vuçiqit, ai ka ripërsëritur se” Serbia avokon për deeskalim, paqe dhe stabilitet”.

Në njoftim thuhet se Vuçiq ka insistuar që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

“Gjatë takimit të sotëm, Vuçiq ka insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe janë diskutuar tema të tjera të rëndësishme në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)