Dëshmitar në rastin e Thaçit dhe të tjerëve sot është paraqitur ish-ushtari i UÇK-së

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 16:31
Dëshmitar në rastin e Thaçit dhe të tjerëve sot është paraqitur ish-ushtari i UÇK-së

Në Gjykatën e Hagës po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si dëshmitar në rastin e Thaçit dhe të tjerëve sot është paraqitur ish-ushtari i UÇK-së, Shefqet Kabashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kabashi ishte bërë i njohur për dëshmitë që kishte dhënë në Tribunalin Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavi për rastet e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Në fillim të seancës së tij ai është pyetur për dëshmitë që kishte dhënë para prokurorisë atë kohë dhe pse s’kishte kërkuar masa mbrojtëse atëherë.

Kabashi ka thënë se atë kohë kishte konsideruar se masat mbrojtëse s’kishin kuptim.

(Kosova Sot Online)