Osmani në Portugali për ta përuruar shtatoren e Nënës Terezës

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 18:02
Osmani në Portugali për ta përuruar shtatoren e Nënës Terezës

Për vizitë pune në Portugali, sot  ka udhëtuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

ZPRK ka njoftuar se Osmani do të takohet me presidentin portugez, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin Antonio Costa.

Osmani do të jetë folëse në Ëeb Summit bashkë me delegacionin e bizneseve kosovare në fushën e ICT’së.

Në kuadër të vizitës në Portugali, Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.

Komunikata e plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka udhëtuar në vizitë pune në Portugali.

Gjatë qëndrimit në këtë shtet, Presidentja Osmani do të takohet me presidentin e Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin, António Costa.

Me ftesë të Ëeb Summit, Presidentja Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë.

Në kuadër të vizitës në Portugali, Presidentja Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.

(Kosova Sot Online)