Reagon Thaçi: Drafti për Asociacionin që u publikua nuk duhet të pranohet

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 19:00
Reagon Thaçi: Drafti për Asociacionin që u publikua nuk duhet të pranohet

Nëse është i vërtetë draft-statuti për Asocionin i publikuar nga Burim Ramadani, nuk duhet assesi të pranohet, sepse është Dërrzhavë serbe brenda Kosovës, ka deklaruar analisti Jusuf Thaçi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai shprehet se “loja e qeverisë duke e pranuar në parim Zajednicën, me shpresën se Serbia nuk e pranon dhe prandaj dështon zbatimi i saj, është lojë infantile dhe e rrezikshme”.

Prandaj ai ka thënë “jo Dërrzhavë serbe brenda Kosovës”.

Reagimi i tij i plotë:

Nëse draft-statuti i Asociacionit i publikuar nga z. Ramadani është i vërtetë, atëherë ky entitet më nuk mund të quhet Zajdenicë, por Dërrzhavë serbe brenda Kosovës.

Uroj e shpresoj që diçka e tillë nuk do të pranohet assesi nga qeveria e Kosovës!

Loja e qeverisë duke e pranuar në parim Zajednicën, me shpresën se Serbia nuk e pranon dhe prandaj dështon zbatimi i saj, është lojë infantile dhe e rrezikshme. Kur shteti pranon diçka, ajo bëhet detyrim ndërkombëtar për shtetin, pavarësisht veprimeve të palëve të tjera. Për pasojë, shteti vihet nën sanksione dhe nën presione ndërkombëtare nëse diçka e pranuar nuk zbatohet.

Jo Dërrzhavë serbe brenda Kosovës!

(Kosova Sot Online)