Ramabaja: Asociacioni është autonomi për serbët në Kosovë

  • A P /
  • 14 November 2023 - 21:28
Ramabaja: Asociacioni është autonomi për serbët në Kosovë

Për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka folur analisti Sadri Ramabaja, i cili ka thënë se Kosova ka përfunduar të marrëveshja më e mirë të mundshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Por ai thotë se ka autonomi, e quan si autonomi të qeverisjes lokale.

”Kemi përfundu te një marrëveshje më e mirë e mundshme, por që nuk do të thotë se nuk është autonomi. Kemi të bëjmë me një autonomi të qeverisjes lokale”, ka thënë Ramabaja.

Ai ka shtuar më tutje se kjo nuk është një OJQ tipike, por një organizatë siç e quan ai “pak a shumë qeveritare”.

”Nuk është mirë që është kriju sepse e cenon unitetin e Republikës, e cenon edhe të drejtat e minoriteteve të tjera. Nuk është OJQ tipike, është një organizatë që pak a shumë qeveritare”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)