Kërkoheshin nga autoritetet në Austri, arrestohen në Kosovë dy të dyshuarit

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 09:51
Kërkoheshin nga autoritetet  në Austri, arrestohen në Kosovë dy të dyshuarit

Dy persona janë arrestuar, ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga Austria, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se janë kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme dhe gjatë kontrollit janë sekuestruar një sasi e stolive të arit, dy automjete dhe 156 fishekë.

“VJEDHJE E RËNDË- Austri 12.12.2022-15.01.2023. Lidhur me rastin, njësitë policore në koordinim me prokurorinë dhe gjykatën kompetente, me datë 14.11.2023 kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndaj të cilëve ishte i lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për veprat penale të kryera në Austri, si dhe kanë kryer bastisje ne 4 lokacione të ndryshme ne rrethinën e Prishtinës. Gjatë bastisjeve, në cilësi të dëshmive materiale janë sekuestruar një sasi e stolive të arit, dy automjete si dhe 156 fishek të kalibrit 9 mm. Të dyshuarit me aktvendim te prokurorit kompetent janë dërguar ne mbajtje.”

(Kosova Sot Online)