Malaj: Në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e KFOR-it në Kosovë

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 11:00
 Malaj: Në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e KFOR-it në Kosovë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka theksuar se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është ajo e dialogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Malaj thotë se ia ka konfirmuar Komandantit të KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas, se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë.

“I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Altin Kurti, zhvillova një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Gjatë këtij takimi biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falënderoj Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it. I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj. Gjithashtu, i bëra të ditur se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është ajo e dialogut”, ka shkruar ai në faqen e tij në ‘Facebook’.

(Kosova Sot Online)