Prizren: Kishte ndalesë për të vozitur deri në vitin 2037, Policia kap shoferin duke drejtuar automjetin dhe e gjobit me 300 euro

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 11:38
Prizren: Kishte ndalesë për të vozitur deri në vitin 2037, Policia kap shoferin duke drejtuar automjetin dhe e gjobit me 300 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një person me 300 euro në Prizren, pasi i njëjti është hasur duke drejtuar automjetin e tij, ani pse kishte ndalesë për këtë deri në vitin 2037, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Policia ka njoftuar se i njëjti është larguar nga komunikacioni rrugor si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse.

“Njësia Trafikut Rajonal në Prizren, ne një pikë kontrolli të automjeteve, ka identifikuar shoferin duke drejtuar automjetin e tije, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2037 si dhe kishte edhe 14 raste tjera te kësaj natyre. I njëjti është larguar nga komunikacioni rrugor dhe është gjobitur me 300 € si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)