Specialja ua vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 13:48
Specialja ua vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Trupi gjykues në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka vendosur që edhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi t’i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë,

Paraburgimi i është vazhduar edhe Rexhep Selimit.

Më 3 prill në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Vuçiq “i zënë” me zgjedhje, ia lë propagandën Dodikut, ai akuzon se Kurti do luftë në Veri.

(Kosova Sot Online)