Lekaj: Në kohën e Haradinajt si Kryeministër për një milion euro të ndara për rrymën në veri , VV-ja nuk la fyerje e etiketim poshtëruesë pa na bërë

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 14:15
Lekaj: Në kohën e Haradinajt si Kryeministër për një milion euro të ndara për rrymën në veri , VV-ja nuk la fyerje e etiketim poshtëruesë pa na bërë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria Kurti ka paguar rrymë në veri për dy vite në vlerë 113 milionë euro, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Lekaj ka kujtuar periudhën kur tashmë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, atë kohë Kryeministër, kishte marrë vendim për t’i ndarë një milion euro për rrymën në veri, e siç thotë deputeti Lekaj, VV-ja nuk kishte lënë sic shpreht Leëkaj fyerje, poshtërim pa bërë në drejtim të tyre.

Tutje, Lekaj ka shtuar që qytetarët të gjykojnë dhe vlerësojnë.

Postimi i plotë:

Mashalla 113 milionë euro rrymë ju Paguan serbëve nga Qeveria Kurti në 2021/22

E dëshmuan në raportim KOSST!

Më kujtohet kur ishte kryeministër z.Haradinaj, patëm marrë vendim që ti ndanim 1 milionë euro për pagesë të energjisë komunave veriore, dhe lëvizja vetëvendosje(pushteti i tanishëm) nuk la fyerje e etiketim poshtëruesë pa na bërë!

Qytetarët le të gjykojnë e vlerësojnë racionalisht!

(Kosova Sot Online)