Kurti lavdëron punën e Policisë: Janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale, janë arrestuar mbi 3 mijë e 800 persona

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 14:37
Kurti lavdëron punën e Policisë: Janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale, janë arrestuar mbi 3 mijë e 800 persona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Akademia e Sigurisë Publike sjellë dije në punën e secilit për sigurinë e qytetarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai më pas ka numëruar punët e Policisë, duke thënë se janë organizuar mbi 1 000 operacionale policore, janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale dhe janë arrestuar mbi 3 mijë e 800 persona.

“Bashkë po angazhohemi që të ndërtojmë një shoqëri e shtet të sigurt, të ngrisim e të forcojmë kapacitetet tona për ta mbrojtur vendin dhe popullin tonë. Nga fillimi i mandatit tonë qeverisës janë zhvilluar mbi 1 mijë operacione kundër krimit e kontrabandës, janë shkatërruar 100 grupe kriminale, 16 laboratorë të drogës dhe janë arrestuar mbi 3 mijë e 800 persona”.

(Kosova Sot Online)