Ja sa milionë euro u shpenzuan për rrymën në veri për vitin 2022

  • A.P /
  • 15 November 2023 - 15:08
Ja sa milionë euro u shpenzuan për rrymën në veri për vitin 2022

Furnizimi me energji elektrike të katër komunave veriore për vitin 2022, i ka kushtuar vendit 63.2 milionë euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu bëri të ditur kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në Komisioni parlamentar për buxhet, punë dhe transfere.

Ai tha se rrymën e harxhuar nga serbët në veri te vendit janë mbuluar përmes buxhetit te shtetit, nga mjetet që iu janë dhënë nga ekzekutivi.

Mehmeti tha se mungesa e mbulimit të konsumit për pjesën veriore vazhdon të paraqesë problem për vendin.

(Kosova Sot Online)