Rama paralajmëron subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasëve të para që janë pjesë e skemës për ndihmë sociale

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 15:19
Rama paralajmëron subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasëve të para që janë pjesë e skemës për ndihmë sociale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se së shpejti do të fillojnë me subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasëve të para të cilët janë e skemës për ndihmë sociale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se “investimi në përfshirjen sociale vendosë themelet për një shoqëri më të lidhur me njëri-tjetrin, duke i fuqizuar fëmijët të lulëzojnë në një botë që vlerëson diversitetin dhe përqafon gjithpërfshirjen”.

“ Jam shumë i lumtur të ju njoftojë se shpejt do të fillojmë me subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasëve të para të cilët janë e skemës për ndihmë sociale. Investimi në përfshirjen sociale vendosë themelet për një shoqëri më të lidhur me njëri-tjetrin, duke i fuqizuar fëmijët të lulëzojnë në një botë që vlerëson diversitetin dhe përqafon gjithpërfshirjen”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)