Gjermania i dhuron FSK’së dy kamionë

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 15:22
Gjermania i dhuron FSK’së dy kamionë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nga Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, kanë pranuar si donacion dy kamionë për operacione të menaxhimit të materie të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Maqedonci ka thënë se deri në fund të këtij viti pritet që që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrijë vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro.

Postimi i plotë i Maqedoncit:

Republika Federale e Gjermanisë ka mbështetur në vazhdimësi zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sot, nga ambasadori Rohde pranuam si donacion dy kamion për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrinë vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro.

Shprehim mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen që gjithmonë Republika Federale e Gjermanisë i ka ofruar Kosovës.

(Kosova Sot Online)