Osmani: Portugalia një shtet jashtëzakonisht miqësor

  • A.P /
  • 15 November 2023 - 16:30
Osmani: Portugalia një shtet jashtëzakonisht miqësor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë ne Portugali, ku është takuar me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa. Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm”, ka shkruar presidentja Osmani.

(Kosova Sot Online)