Rreth 1.4 ton çokollatë me afat të skaduar sekuestrohen në Kosovë

  • A.P /
  • 15 November 2023 - 22:40
Rreth 1.4 ton çokollatë me afat të skaduar sekuestrohen në Kosovë

Raportohet se në terminalin doganor në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, është kapur sasi e produktit të çokollatës prej 1,370 kilogramësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vlera e saj siç njofton dogana është 1,712 euro, derisa afati i skadencës së saj ka qenë 26 tetor i këtij viti.

“Produktet e çokollatës së skaduar janë sekuestruar nga zyrtarët doganorë dhe do të asgjësohen në përputhje me rregulloret në fuqi dhe bashkëpunim me agjensionin e ushqimeve derisa kompania  importuese është gjobitur dhe po hetohet”, thuhet në njoftim.

Dogana kërkon nga të gjithë importuesit dhe eksportuesit që mallrat të jenë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

(Kosova Sot Online)