Osmani: Për thellimin e raporteve Kosovë-Portugali ka potencial të madh

  • A.P /
  • 15 November 2023 - 18:36
Osmani: Për thellimin e raporteve Kosovë-Portugali ka potencial të madh

Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Portugali, i ka vlerësuar lart presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se potenciali për thellim të këtyre raporteve, në fusha të ndryshme është i jashtëzakonshëm.

“Gjatë qëndrimit në Lisbonë, takova edhe kryeministrin António Costa. Kosova dhe Portugalia kanë ndërtuar raporte të shkëlqyeshme, të bazuara në vlera të përbashkëta, ndërkaq potenciali për thellim të këtyre raporteve, në fusha të ndryshme është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Osmani.


(Kosova Sot Online)