Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit e zhbën pavarësinë e 2008-ës

  • A.P /
  • 15 November 2023 - 20:40
Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit e zhbën pavarësinë e 2008-ës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  ka folur rreth çështjes së draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga Bashkimi Evropian, e të publikuar së fundmi nga ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se nëse bëhet ky lloj Asociacioni është jashtë rendit kushtetuese të Kosovës dhe për këtë i ka cekur një nga një edhe arsyet pse Kosova rrezikohet kaq shumë nga një Asociacion i tillë, teksa flet edhe për futjen e Rezolutës 1244 në atë draft.

“Statuti krijon një regjim special, i ngjashëm me atë që kemi në Hagë, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin serb, me fillim nga përfaqësimi i vullnetit të tyre politik, politikave ekzekutive, policisë, gjyqësisë, raportit me shtetet tjera, trashëgiminë kishtare, kulturore dhe historike serbe në territor të Kosovës. Ky është një regjim juridik që vetëmbahet (“self-contained legal regime”).”, thotë Hasani.

(Kosova Sot Online)