Latifi: Për pavarësi ne e kemi ndërru identitetin

  • A.P /
  • 15 November 2023 - 21:38
Latifi: Për pavarësi ne e kemi ndërru identitetin

Profesori universitar i filozofisë, Blerim latifi, ka deklaruar se Kosova ka pranuar që ta ndryshojë identitetin vetëm që ta fitojë pavarësinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Teksa Latifi ka folur për dialogun e Kosovës me Serbinë, ka thënë se Kosova pranoi ta ketë një flamur pa “brum historik”, vetëm që të ketë pavarësi.

Por ai thotë se serbët e Kosovës nuk kanë vepruar njëjtë, pra nuk kanë hequr dorë nga etno-nacionalizmi.

Më tutje, ai shtoi se Kosova u detyrua ta pranojë konceptin multi-etnik, gjë që sipas tij nuk qëndron praktikisht në rastin e Kosovës – pasi ky koncept më shumë është për shoqëritë që demografikisht përafërsisht janë të njëjta për nga përbërja etnike e popullsisë.

”Ne kemi pranu me heq dorë prej gjithçkaje, kemi heq dorë prej flamurit, prej himnit, kemi pranu një flamur që nuk ka brum hisotrik, është kopje e flamurit të Bosnjës. Ne jemi pranu që për hir të pavarësisë më ndryshu identitetin. Ne kemi pranu me u barazu juridikisht me një koncept të një shoqërie multi-etnike që në thelb dhe praktikisht nuk është multi-etnike, sepse janë 90 për qind shqiptarë”, ka thënë Latifi.

Latiif thotë se nëse serbët e Kosovës do të vepronin si shqiptarët, atëherë do të nënkuptonte njohje e shtetit të Kosovës.

”Por serbët nuk kanë hequr dorë, sepse nëse serbët do të hiqni dorë prej etno-nacionalizmit, ajo do të thoshte me pranu shtetin e Kosovës”, ka thënë Latifi. 

(Kosova Sot Online)