Arrestohet psikologu për abuzim me pacientë

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 15:10
Arrestohet psikologu për abuzim me pacientë

Sot në qytetin toskan të Montecatini Terme pranë Pistoia është arrestuar një psikolog italian nën akuzën e abuzimit seksual të të miturve nën kujdesin e tij, thanë burime gjyqësore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abuzimi dyshohet se është kryer nga 2013 deri në 2023 kundër 10 pacientëve, shtatë prej të cilëve ishin të mitur (duke përfshirë katër vajza nën mosha 16- vjeçare në kohën e ngjarjeve).

Hetimi i kryer nga policia ka nisur nga një ankesë e bërë në janar 2023 nga një viktimë, e cila ishte 14-vjeç në atë kohë

(Kosova Sot Online)