Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi dhe Petkoviq sot takohen në Bruksel

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 07:56
Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi dhe Petkoviq sot takohen në Bruksel

Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mbahet takimi ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, përcjell "Kosova Sot Online".

Qeveria e Kosovës njofton se në këtë takim do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit

“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)