Mot i vranët sot në Kosovë, ja si do të jenë temperaturat

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 08:09
Mot i vranët sot në Kosovë, ja si do të jenë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti sot në Kosovë do të jetë i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell, përcjell "Kosova Sot Online".

IHK njofton se në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë lehtësisht më të ulëta.

Temperaturat minimalet do të jenë nga 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)