Sot në Istog vazhdon fushata për udhëtim pa viza

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 08:18
Sot në Istog vazhdon fushata për udhëtim pa viza

Këtë javë do të vazhdojë fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell "Kosova Sot Online".

Ndërsa sot, Kampanja vetëdijësuese vazhdon në Istog.

“Do të jemi në Istog në qendër të qytetit nga ora 11:00-15:00. Vizitoni dhe merrni pjesë në kuiz për të fituar një udhëtim në Vjenë dhe mësoni më shumë për të drejtat tuaja të udhëtimit nga 1 janari 2024′, thuhet në njoftim.

Ndryshe nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

(Kosova Sot Online)