Avokati serb: Do doja ta kisha pasaportën kosovare, do ishte më mirë për të ardhmen time

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 10:23
Avokati serb: Do doja ta kisha pasaportën kosovare, do ishte më mirë për të ardhmen time

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq tha se do donte të kishte pasaportë kosovare, duke thënë se kjo do të ishte më e mira për të ardhmen e tij, përcjell "Kosova Sot Online".

Po ashtu, avokati serb shtoi se në të ardhmen ka më shumë mundësi që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian më shumë se Serbia.

Stojkoviq tha se Serbia ka 33 vite që qëndron në të njëjtin vend, ndërsa Kosova ka përparuar dukshëm, ndaj u shpreh ai, “shanset janë që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian para Serbisë”.

“Njerëzit të cilët aplikojnë për pasaportë kosovare, shikojnë se për 33 vite Serbia nuk ia doli t’i fusë ata në rrugëtimin evropian të paqes. Për 33 vjet, pas luftërave ballkanike, 33 vite më vonë, Beogradi vazhdon të organizojë formacione në veri të Kosovës”.

“Në të ardhmen ka më shumë mundësi që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian më shumë se Serbia, sepse Kosova, vërtet ka dëshirë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, Kosova do të jetë pjesë e NATO-s. Serbia ka 33 vite në të njëjtin vend. Unë do doja ta kisha pasaportën kosovare, do ishte më mirë për të ardhmen time”, tha avokati serb.

(Kosova Sot Online)