Lajçak fillimisht takohet me Petkoviqin pastaj me Bislimin

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 10:49
Lajçak fillimisht takohet me Petkoviqin pastaj me Bislimin

Dialogu teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës filloi rreth orës 09:40 në Bruksel me një takim dypalësh mes kryenegociatorit të Beogradit, Petar Petkoviq dhe Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, përcjell "Kosova Sot Online".

Takimi pritet të zgjasë rreth një orë e gjysmë, pas së cilës me Lajçakun do të bisedojë kryenegociatori i Prishtinës – Besnik Bislimi. Pas kësaj është planifikuar një takim trepalësh.

(Kosova Sot Online)