"Lajçak përpiqet të minojë kryeministrin Albin Kurti duke takuar opozitën për të biseduar për dialogun"
Asistentja në Parlamentin Europian, Federica Woelk, që njihet për mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti në rrjetet sociale, thotë se takimet e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, me opozitën kosovare janë tendencioze nga ana e tij, përcjell "Kosova Sot Online".
“Lajçak përpiqet të minojë kryeministrin Albin Kurti duke takuar opozitën për të biseduar për dialogun. Edhe pse i vetmi bashkëbisedues për dialogun është Qeveria. Sa herë që mendoj se BE-ja nuk mund të bëjë më keq me Kosovën, BE-ja bën edhe më keq”, ka shkruar ajo në X.
Dje në Bruksel, Lajçak është takuar me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, me të cilin tha se ka folur për situatën në Kosovë dhe “rëndësinë e progresit në dialog për rrugën europiane të Kosovës”.
#Lajcak trying to undermine PM @albinkurti by meeting the opposition to talk on the dialogue. Even though the only interlocutor for the dialogue is the government.
— Federica Woelk 🇪🇺 (@federicawoelk) November 15, 2023
Every time I think the EU cannot do worse with #Kosova, the EU can do worse.
(Kosova Sot Online)