Varhelyi: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor për të mundësuar përparimin

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 12:16
Varhelyi: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor për të mundësuar përparimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës në Bruksel është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, përcjell "Kosova Sot Online".

Krasniqi ka thënë se bashkë kanë diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme. Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Për takimin ka njoftuar edhe Varhelyi përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Varhelyi ka shkruar se me Krasniqin kanë biseduar për të atdhmen e Kosovës.

“Diskutuam me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi të ardhmen e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor për të mundësuar përparimin. Situata në veri të Kosovës duhet të zgjidhet me prioritet”, tha Varhelyi. 

(Kosova Sot Online)