Durmishi: Avdullah Hoti po gënjen, kanë filluar procedurat për rrugën Gorenje- Graçanicë

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 12:36
Durmishi: Avdullah Hoti po gënjen, kanë filluar procedurat për rrugën Gorenje- Graçanicë

Zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se deputeti i LDK -së , Avdullah Hoti ka gënjyer kur ka thënë se nuk është ndarë buxhet për rrugën nga Gorenje deri në Graçanicë, përcjell "Kosova Sot Online".

Durmishi ka thënë se për këtë rrugë kanë nisur procedurat e prokurimit 

Tute, Durmishi ka shkruar se për këtë rrugë janë ndarë 2 milionë e gjysmë euro.

Gjatë seancës së sotme për projektbuxhetin për vitin 2024 deputeti Avdullah Hoti ka thënë se në buxhet nuk është përfshirë rruga Prishtinë- Hajvali- Graçanicë.

“Unaza e qytetit, rruga A, rrethrrotullimi në Veternik në Hajvali, ai në Lakrishtë, rruga Prishtinë- Hajvali- Graçanicë që nuk janë të parapara fare në buxhet”, tha ai.

Postimi i plotë: 

Sapo gënjeu Avdullah Hoti

Tha se nuk është ndarë buxhet për rrugën nga Gorenje e deri në Graqanicë.

Për këtë rrugë kemi filluar procedurat e prokurimit dhe me 21 nëntor është hapja e ofertave. Gjithashtu në buxhetin që e kanë deputetët para vetës për këtë rrugë janë ndarë 2 milion e gjysmë euro.

(Kosova Sot Online)