Kurti: Nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 12:58
Kurti: Nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Kuvend foli për kritikat e opozitës për largimin e popullatës nga Kosova, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti tha  se ka emigrim ka por nuk ka zbrasje të Kosovës dhe se pas 1 janarit gjendja s’mund të ndryshojë sepse ata që hynë në shtetet e BE-së duhet të kthehen.

Kurti shtoi se qytetarët nuk shkojnë sikur në të 90-tat për azil politik e ekonomik

“Unë s’mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim, por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. E dini që ata që do të shkojnë tani pa nevojë për vizë në zonën Schengen duhet të kthehen. Ata nuk shkojnë sikur në të 90-tat për azil politik e ekonomik”.

(Kosova Sot Online)