Latifi: Nëse do të kishte ndonjë garë për hipokrizi dhe kulturë mosmirënjohje, sigurtë shqiptarët do ta fitonin

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 14:14
Latifi: Nëse do të kishte ndonjë garë për hipokrizi dhe kulturë mosmirënjohje, sigurtë shqiptarët do ta fitonin

Profesori i filozofisë dhe analisi, Blerim Latifi, ka publikuar një fotografi të një proteste në Prishtinë, në mars të vitit 1998, që ishte protestë pas masakrave dhe vrasjes së Familjes Jashari në Drenicë, përcjell "Kosova Sot Online".

Latifi ka shkruar se sa herë që janë “ngusht, shqipet vrapojnë të thonë se janë populli i Nënë Terezës, pastaj kur të shlirohen shfaqen zuzarët që e mohojnë këtë dhe e përdhosin figurën e saj”.

“Sa herë janë ngusht, shqipet vrapojnë të thonë se janë populli i Nënë Terezës, pastaj kur shlirohen, mes tyre shfaqen zuzarët që e mohojnë këtë dhe e përdhosin figurën e saj. Dhe të tillët edhe i duartrokasin. Nëse do të kishte ndonjë garë për hipokrizi dhe kulturë mosmirënjohje, sigurtë shqiptarët do ta fitonin.” – shkroi ai.

(Kosova Sot Online)