Dy gra që dyshohen për vjedhje, policia ua publikon fotot

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 14:15
Dy gra që dyshohen për vjedhje, policia ua publikon fotot

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur me datën 01.04.2023, në një market në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

(Kosova Sot Online)